Shanghai Shenhua e pavendosur, por siç duket Carlos Tevezit s’po i intereson ky klub

E ardhmja e Carlos Tevezit në Superligën kineze është në dyshim.

Sulmuesi argjentinas debutoi në mënyrë tejet të dobët me Shanghai Shenhua, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Dhe tani klubi kinez nuk ka vendosur ende nëse do ta mbajë ish-anëtarin e Manchester Unitedit në radhët e tyre.

Ashtu siç shkruan Strats Times, Tevez mund të rikthehet prapë në Kinë, ku ka shënuar 4 gola në 16 ndeshje.

Tevez

Trajneri i skuadrës, Mao Yijun iu ka treguar gazetarëve se Tevez nuk i ka mbushur pritshmëritë e tij që prej transferimit të tij nga Boca Juniors në janar.

”Kjo është një çështje sensitive, për të cilën nuk mund të flasim tani”.

”Është e drejtë të themi se paraqitjet e Tevezit nuk i kanë përmbushur pritshmëritë tona. Kjo është e vërteta”.

”Ai ka pasur disa lëndime dhe nuk ishte me ne në turin e përgatitjeve para-sezonale”, u shpreh trajneri. /Gazeta Olle/

Tevez