Shala: Kreu i tabelës do të jetë i Prishtinës

Mesfushori vushtrrias i Prishtinës, Bashkim Shala, shpreson shumë që edicioni i ri do të jetë më i mirë se ky që shkoi për skuadrën bardhekaltër.

“Do të jetë një kampionat i vështirë, pasi që skuadrat po forcohen dhe njëkohësisht po e ruajnë boshtin kryesor të ekipit. Do të jenë disa klube që do të luftojnë për titull, por besojmë që me një angazhim maksimal do të arrijmë të jemi në krye të tabelës”, deklaroi Shala për GazetaOlle.com.

Ai theksoi që shpreson që ky sezon të jetë ndryshe për të, pasi që në gjashtë muajt e kaluar te Prishtina pati shumë probleme me lëndime. /Olle