Shala inspektoi punimet në Palestrën Sportive në Kaçanik

Në kuadër të inspektimit të punimeve nëpër palestrat e sportit që po ndërtohen nëpër disa qendra në Kosovë, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar Komunën e Kaçanikut, ku inspektoi punimet në Palestrën e Sportit në këtë qytet, në të cilën sivjet MKRS-ja ka investuar rreth 400 mijë euro,ndërsa sipas projeksioneve buxhetore, vitin e ardhshëm MKRS-ja do të investojë rreth 300 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës në fushën e sportit, ndërtimi i palestrave sporteve nëpër disa qendra të Kosovës, është synim i MKRS- së.

Ministri Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve për këtë vit, duke kërkuar njëherësh  më shumë përkushtim që kjo palestër të përfundojë sipas dinamikës së paraparë, në mënyrë që të krijohen lehtësira për aktivitet sportive.

Po ashtu, Shala, inspektoi edhe punimet që po realizohen në stadiumin e Kaçanikut, ku premtoi se MKRS do të përkrah investimet në këtë stadium si një parakusht për zhvillimin e garave dhe rritjen e cilësisë së futbollit në këtë komunë.

shala 1