Shakohoxha plas bombën për mbylljen e bastoreve në Shqipëri

Derisa policia shqiptare vazhdon me masat për mbylljen totale të bastoreve, por nga ana tjetër raste denoncuese vijojnë të publikohen.

Këtë herë është komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, i cili i ftuar në emisionin “Top Show’ ka zbuluar se duke përjashtuar shumë pak lokale në qendër të Tiranës, kudo ku luhej bixhoz deri në 31 dhjetor, vazhdon të luhet edhe sot, transmeton Gazeta Olle.

“Lokalet ku viheshin baste, vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë. Luhet njësoj si më parë. Kanë hyrë kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar. Kanë bërë faqet e tyre në shqip”, deklaroi Shakohoxha.