Shakohoxha ‘kapet’ me Dermakun: Nuk është për këtë nivel

Bëri bujë të madhe kalimi i tij nga Kosova te Shqipëria vetëm disa muaj më parë.

Kastriot Dermaku është kritikuar ashpër nga gazetari i SuperSport, Dritan Shakohoxha, përjcell GazetaOlle.com.

Sipas ‘Shakos’, Dermaku nuk është në nivel që të luaj në kombëtare.

“Me gjithë respektin, por Dërmaku nuk është për këtë nivel futbolli. Vetëm shiheni sesi e pësuam, ai nuk u gjend në vendin që duhej. Nuk është për në qendrën e mbrojtjes, madje edhe vetë trajneri nuk ka pritur ndonjëherë të luajë me të. Por ishin mungesat ato që ndikuan për aktivizimin e tij”, ka thënë Shakohoxha