Shakhtar Donetsk ekip kampionësh

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se Shakhtar Donetsku do të ishte konkurrent serioz për titull nëse do të luante në Bundesliga.

Bayern Munich luan kundër skuadrës ukrainase në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa përballja e parë u mbyll pa gola.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese që zhvillohet të mërkurën në Allianz Arena, Guardiola e ka lëvduar kundërshtarin.

“Shakhtari ka të njëjtin kualitet si top-klubet këtu. Po të luante në Bundesliga, do të konkurronte për titull. Nëse i lejojmë sulmuesit e Shakhtarit që të vrapojnë, do të kemi probleme të mëdha, sepse kanë shumë cilësi”, deklaruar Guardiola.