Sezon i dështuar, dorëhiqet Shpëtim Duro

Drita ka njoftuar që ka dhënë dorheqje kryetreneri Shpëtim Duro.

”Pas një takimi që kishim menjëherë pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

Drita e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”, njofton klubi.