Eroll Salihu e zbulon: Edhe më parë ka pasur hetime për bileta, disa njerëz nuk i gëzohen sukseseve tona

Shitja e shpejt e biletave të Kosovës është bërë trend dhe po flitet mjaft shumë jo vetëm në Kosovë.

Tashmë, së fundi është raportuar te Prokuroria  e Kosovës ka filluar hetimet për shitjen e shpejt të tyre, shkruan Gazeta Olle.

Së fundi, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar në emisionin “Sport Show” se edhe më parë ka pasur hetime në këtë çështje.

“Nuk kanë faj as Prokuroria, ata bëjnë hetime, por edhe më herët kanë ardhur hetuesia. Mos të harrojmë që ka njerëz që nuk i gëzohen sukseseve tona dhe e gjitha kjo është si sëmundje xhelozie e shqiptarëve.