Sami Sermaxhaj, trajner i ri i Prishtinës

Skuadra e Prishtinës nesër do ta prezantojë trajnerin e ri. Do të jetë Sami Sermaxhaj, ai i cili do të ulet në bankinën e skuadrës së Prishtinës.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Gazetaolle.com.

Sermaxhaj aktualisht po e drejton ekipin e KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ai edhe në të kaluarën ka punuar te Prishtina, por e ka kryer rolin e ndihmësit.