Sermaxhaj: Prishtina dobët, Istogu edhe më dobët

Trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka theksuar që skuadra e tij dje luajti dobët, mirëpo Istogu edhe më dobët, duke e konsideruar kështu fitoren 1:0 si të merituar.

“Ndeshje e vështirë sepse vuajtëm fizikisht dhe psiqikisht, mirëpo gjëja e vetme e rëndësishme sot është fitorja. Na pret një punë e madhe sepse na duhet të prëmirësojmë shumë gjëra”, deklaroi Sermaxhaj pas ndeshjes.

“Ne luajtëm dobët, mirëpo Istogu edhe më dobët. Futbolli kosovar nuk ka kapacitet që të luajë të mërkurën dhe të dielën”, shtoi Sermaxhaj. /Olle