Sermaxhaj: Ja pse dështoi Drita

Ish-mesfushori i Dritës që momentalisht nuk është aktiv, Genc Sermaxhaj, e ka komentuar sezonin e skuadrës bardhekaltër, duke e quajtur atë të dështuar për disa arsye.

“Një stinor shumë i dobët, edhe më i dobët se ai vjeshtori. Të gjithë kanë menduar që përforcimet do t’i këndellin, por kriza është thelluar edhe më shumë. Ndoshta përforcimet nuk kanë qenë të qëlluara, por problemi qëndron edhe te ndërrimi i trajnerëve. Pavarësisht rezultateve, Pajaziti duhej të qëndronte sepse e nisën një filozofi të lojës, ndërsa tani ‘pa trajner’ e kanë edhe më të vështirë”, deklaroi Sermaxhaj për Gazetaolle.com.

Ai paralajmëroi që do t’i kthehet shumë shpejt futbollit, duke premtuar që do ta shohim atë në fushë qysh në edicionin e ardhshëm.