Sërish përleshje në stadiumet e Shqipërisë (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit guxoi shumë kur vendosi t’i japë dritën jeshile Kastriotit që ndeshjen me Tiranën ta zhvillojë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, pasi edhe këtë herë nuk munguan incidentet.

Në përfundim të takimit, trajneri Mema u afrua te arbitri kryesor, për t’i kërkuar llogari në lidhje me vendimet e dyshimta, por hasi në shtyrje nga ana e policisë private, ndërsa më pas situata u tensionua shumë dhe u desh ndërhyrja e forcave të rendit, për të rikthyer normalitetin.

 

 

Gjatë përplasjeve, pamjet treguan edhe një moment aspak të përshtatshëm, kur sulmuesi i Tiranës, Grent halili u qëllua nga një person brenda rrethimit të fushës.

Tensioni ndihmohej edhe nga kushtet e stadiumit, që më tepër është një fushë sportive dhe që nuk ofron thuajse asnjë standard sigurie. Megjithatë në fushë ndërhyri edhe presidenti Halili, i cili qetësoi të tijtë dhe i futi në dhomën e zhveshjes.