Sërish Muriqi, tani shënon ndaj Kayserispor

Vedat Muriqi ka realizuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Rizespor.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka realizuar për 1:0 në sfidën që Rizespor është duke zhvilluar ndaj Kayserispor, shkruan GazetaOlle.com.

Muriqi realizoi pas një topi të kthyer prapa nga portieri, duke kaluar vendasit në epërsi.

Ai ka vazhduar formën fantastike të sulmuesve të Kosovës, pasi Milot Rashica e Arbër Zeneli shënuan në dy ditët e fundit.

Goli i Muriqit: