Sërish dhunë në futbollin shqiptar, ja si sulmohet gjyqtari i ndeshjes

Është rikthyer dhuna në Kategorinë e Dytë.

Në fundin e ndeshjes mes Delvinës dhe Shkumbinit që përfundoi në barazim 1-1, futbollistët peqinas kanë sulmuar treshen e gjyqtarëve nga Fushë-Kruja, me kryesor Blerim Zirin, teksa këta të fundit po shkonin drejt dhomave të zhveshjes.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, të cilët nuk i kursyen gurët dhe shishet me ujë ndaj lojtarëve miq.

Image

Situata e tensionuar zgjati për disa minuta, teksa u desh ndërhyrja e futbollistëve të Delvinës dhe forcave të sigurisë, që tifozët vendas të zbrapseshin dhe situata të normalizohej.

Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga tensioni në fundin e ndeshjes me Delvinës dhe Shkumbinit: