Serie A, liga më e ashpër në Evropë

Mbrojtësit dhe mesfushorët të cilët luajnë në Itali shquhen për agresionin dhe, sipas statistikave të “Opta”, Serie A është liga që ka marrë më së shumti kartonë të kuq këtë sezon nga pesë ligat më të mëdha evropiane.

Serie A ka një mesatare prej 0.31 kartonë të kuq për ndeshje, kurse top pesë ekipet që kanë marrë më së shumti kartonë të kuq janë: Lazio, Atalanta, Sassuolo, Parma dhe Cagliari.