Serie A i afrohet Premierligës

Pas furtunës ka gjithmonë diell. Italia dhe Serie A fërkojnë duart për një sezon pothuajse të pabesueshëm në Evropë. Pak vjet më parë futbolli i Gadhishullit Apenin humbi një skuadër në zonën Champions por tashmë gjërat kanë filluar të funksionojnë dhe skuadrat italiane po rikthehen mes më të mirëve të kontinentit.

Sukseset e Juventusit dhe Napolit por edhe barazimi i Fiorentinës në Kiev e zhvendosin Italinë në vendin e dytë të renditjes së UEFA-s për këtë sezon, duke u paraprirë vetëm nga Spanja. Një sinjal shpresëdhënës nga Serie A që i afrohet edhe më shumë Anglisë, e cila do të parakalohet nga Gjermania. Aktualisht, ishullorët mbajnë vendin e tretë me 11.88 pikë në sezonin aktual ku Italia numëron 17 dhe ka ende tre skuadra në garë. Në teori, diferenca në fund të sezonit mes Anglisë dhe Italisë mund të shkojë në 5.09 pikë por afrimi i skuadrave italiane me ato angleze duket ende larg dhe do të jetë shumë e vështirë që sezonin e ardhshëm, Italia të rrëmbejë një biletë shtesë për në Champions League ku aktualisht kualifikon vetëm tre skuadra.

Duke u rikthyer te klasifikimi, Spanja qëndron në krye me 97 pikë, Anglia e dyta me 80.39 dhe GJermania e treta me 78.56 por me sigurinë matematikore se me nisjen e sezonit të ri do të spostohet e dyta. Italia mban vendin e katërt me 68.51 pikë përpara Portugalisë me 61.38 dhe Francës me 52.25. Përsa i përket klubeve, vendi i parë shkon për Realin e Madridit që ndiqet nga Barcellona, Bayern, Chelsea dhe Atletico Madrid.