Serena Williams fiton sërish Wimbledonin

Serena Williams ka triumfuar në finalen e madhe të Wimbledonit duke mposhtur gjermanen, Angelique Kerber e cila ia kishte eliminuar motrën Serenas, Venusin në gjysmë finale.

Amerikania nuk e pati të vështirë këtë përballje pasi mposhti me rezultat 2 me 0 në sete Kerberin, (7-5 dhe 6-3).

Image

Ky ishte titulli i dytë rresht për Serena Williams pasi edhe në vitin e kaluar kishte dalë triumfuese.

Me këtë titull të fituar, Serena futet në histori të Wimbledonit, duke fituar 7 herë këtë kompeticion, gjithashtu ajo ka kohë për të shpresuar edhe për rekordin final të Martina Navratilova e cila ka 9 tituj Wimbledon.

Loading...