Serbia viziton Kosovën

Ekipi i Përfaqësueses së Serbisë në vaterpolo ka zbarkuar sot në Kosovë, me ç’rast është duke i vizituar disa treva të vendit tonë, me banorë serbë.

Ata e kanë vizituar fillimisht Leposaviçin, për të vazhduar më pas me Mitrovicën dhe në fund Graçanicën, njoftojnë mediat serbe, përcjell Zëri.

Siç shkruan portali serb, “Alo.rs”, skuadra kampione botërore dhe evropiane, e viziton Kosovën në kuadër të aksionit të nisur nga Federata e Vaterpolos së Serbisë, e quajtur ‘turneu i kampionëve’, në kuadër të përgatitjeve për Olimpiadën e Rios.

Kjo nuk është hera e parë që sportistët serbë zbarkojnë në Kosovë. Por, për dallim nga herat tjera, kur zhvillonin ndeshje zyrtare ilegale, këtë radhë kanë arritur në vendin tonë më shumë si turistë.

Loading...