Serbia pëson humbje dhe eliminohet nga kampionati botëror

Kombëtarja e Serbisë është eliminuar nga kampionati botëror i basketbollit “Kina 2019”.

Argjentina ishte kombëtarja e cila ia shkaktoi humbjen e dytë pas Spanjës, mirëpo kjo humbje i kushton me eliminim shtetit serb.

Gjatë gjithë ndeshjes, Argjentina ishte më e mirë se Serbia duke fituar tre nga katër çerekët e zhvilluar.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 97:87 në të mirë të Argjentinës. Argjentina në gjysmëfinale do ta pres fituesin e ndeshjes SHBA–Francë.