Serbia ankohet sot, droni pretekst kryesor

Federata e Futbollit të Serbisë do ta paraqesë sot mbrojtjen në seancën e Gjykatës së Arbitrazhit të Lozanës, për ndeshjen e ndërprerë ndaj Serbisë.

Pretekst kryesor për fitoren që sipas serbëve duhet t’iu takojë atyre, ata e kanë marrë dronin me flamurin autokton, duke e konsideruar atë si ‘provokim të rëndë politik’.

Ka frikë se vendimi përfundimtar nuk do të merret nesër, ashtu siç ishte paraparë. /Gazeta Olle