Serbi – Shqipëri, serbët hedhin shpresat tek gjykatësi izraelit

E përditshmja serbe, ‘Novosti’, shkruan se njëri nga gjykatësit e seancës së nesërme, Serbi – Shqipëri, është izraelit. Sipas kësaj gazete, ai pritet të jetë aleat i serbëve, pasi edhe vendi i tij është përballur me një flamur të ngjashëm me atë të ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Ai do të përpiqet të përshkruajë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv se provokimi i flamurit të ‘Shqipërisë së Madhe’, ishte identik me flamurin palestinez të shpalosur në stadiumin e Tel Avivit apo Jerusalemit”, shkruan ‘Novosti’, transmeton GazetaOlle.com.

Sigurisht se në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, do të ketë edhe gjykatës tjerë, të cilët nesër do të dëgjojnë verdiktet e palës shqiptare dhe asaj serbe, për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit, Serbi – Shqipëri. (Gazeta Olle)