Serbëve iu dhemb festa e Rashicës: “Festoi si Xhaka e Shaqiri”

Milot Rashica ishte heroi i Werder Bremenit në ndeshjen e së dielës në udhëtim te Wolfsburgu.

Werderi triumfoi me shifrat 3:2, derisa reprezentuesi kosovar realizoi dy gola.

Këto gola ai i festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, duke u solidarizuar kështu me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Ky festim nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në mediet serbe, të cilat e kanë krahasuar shqiponjën e Rashicës me atë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Rashica feston si Shaqiri dhe Xhaka – Werderi merr pikët nga Wolfsburgu”, ishte titulli i mediumit serb “b92.net”.

img src=”http://gazetaolle.com/wp-content/uploads/2019/12/IMG_20191201_203111-1024×625.jpg” alt=”” width=”640″ height=”391″ class=”alignnone size-large wp-image-264337″ />