Serbët interesohen për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror

Mediumi serb ‘Večernjih Novosti, ka dërguar e-mail në UEFA pëe ta kuptuar situatën e Kosovën dhe pjesëmarrjen e saj në eliminatoret për Kupën e Botës.

Ata kanë marrë përgjigje por jo përfundimtare. “Federata e Futbollit të Kosovës ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në UEFA, dhe kjo do të testohet në të ardhmen. Informacion i mëtejshëm mbi çështjen e spekulimeve për pjesëmarrjen e tyre në kualifikueset e Kupës së Botës, nuk mund t’iu përgjigjem”, shkruhet në letrën e UEFA-s, shkruan Gaaetaolle.com.

Ky medium serb shkruan se kryetari i FFK-së është duke e pritur miratimin zyrtar për tu futur në grupë ndërsa për këtë ka edhe garancinë e presidentit të UEFA-s Mishel Platini.

Serbët nuk i harrojnë edhe miqtë e tyre sikurse që është presidenti i nderit Vyacheslav Koloskov, i cili tha se kjo nuk do të ndodh.