Serbët: Ballisti po na provokon me kallashnikov (FOTO)

Mediat serbe i janë rikthyer provokimeve. Këtë herë ato publikojnë fotot e Ismajl Morinës (Ballistit), i cili ditë më parë pozoi me dy shokë, derisa njëri nga ta mbante kallashnikov.

Fotoja ishte bërë në Mitrovicë.

Portali ‘pravda.rs’, e ka marrë këtë si promovim. Madje si titull ka vënë se shqiptarët po i provokojnë serbët, transmeton Gazetaolle.com.

Krahas kësaj fotore, serbët kanë publikuar edhe fotot tjera të Ballistit, tek pozon tek busti i Isa Boletinit, si dhe me tifozët, Torcida.

Ballisti është tifozi më i njohur në shqiptari, për shkak të lëshimit të flamurit ‘Autochtonouch’ përmes dronit, në takimin Serbi – Shqipëri. (Gazeta Olle)

Loading...