Sentien tregon arsyet e grumbullimit në ekip të parë të Rej Manajt

Barcelona do të luajë ndeshjen e radhës në La Ligan spanjolle nga Getafes.

Ky takim pritet të zhvillohet nesër nga ora 16:00, shkruan Gazeta olle.

E ky takim për sulmuesin shqiptar që u transferua këtë afat kalimtar te Barcelona, Raj Manaj pritet të jetë mjaft special.

Manaj, është grumbulluar për herë të parë në ekipin e parë të Barcelonës në mesin e yjeve të kësaj skuadre.

E trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë detaje pse ka zgjedhur ta ftoj sulmuesin shiqiptar në ekipin e parë të tij.

“Rey Manaj nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por karakteristikat mund të na ndihmojnë. Ne e kemi bindjen se Manaj do të na ndihmojë. Po e them prapë, ka që një kohë të shkurtër këtu, por duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë”, ka thënë Setien.

23 vjeçari Manaj, deri më tani ka zhvilluar tre takime te Barcelona B, ku ka shënuar një gol dhe është ndëshkuar me një karton të kuq./Gazeta Olle