Senegali e befason Poloninë

Senegali e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror.

Afrikanët mposhtën Kombëtaren e Polonisë, 2:1.

Golat për Senegalin i realizuan Cionek (autogol) dhe Niang.

Ndërkohë, për polakët realizoi në fund Krychoëiak.

Me këtë fitore, Senegali grumbullon tri pikë, aq sa ka edhe Japonia e këtij grupi pas fitores me Kolumbinë.