Selmani ende beson te mbijetesa, ja çfarë thotë

Shpresat për të mbijetuar janë të mëdha për Vllazninë e Pozheranit.

Trajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani thotë se nuk do të ndalen deri në fund dhe beson se do t’ia dalin, transmeton Gazetasheshi.

“Ne do te jemi aty, ne do te luftojmë dhe nuk do te ndalemi deri ne fund, ne duam te besojmë dhe kemi te drejt te besojmë, forca djem, vazhdojmë tutje”, ka shkruar Selmani në facebook.

vllazniaa

Vllaznia pas 27 xhirove në Vala Superligë ka tubuar 14 pikë, një më pak se Flamurtari që është në pozitën 11 dhe katër më pak se Besa që ndodhet në zonën e barazhit.

Vllaznia do të ndeshet direkt me këto dy skuadra në javët në vazhdim.

vllaznia_pozheran_training_session_jul2017