Sejdiu: Skuadrat pa motiv janë të rrezikshme

Katër javë pa u mbyllur kampionati, Feronikeli kryeson renditjen me pesë pikë më shumë se sa Prishtina. Të shtunën ata mposhtën 3:1 Kosovën e Vushtrrisë, në takimin e luajtur në Prizren, aty ku drenicasit i zhvillojnë ndeshjet.

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, tregon se ndaj cilave skuadra do ta kenë të vështirë.

“Kundër ekipeve që nuk kanë motiv dhe janë cilësore, i vlerësoj më të vëshirat të mundshme, sepse presioni gjithmonë ekziston tek ne dhe jo tek ata”, tha Sejdiu për Super Sport Kosova.

“Tash jemi në fazën kur lojtarët duhet ta japin maksimumin. Edhe me Trepçën ’89 edhe me Hajvalinë do ta kemi vështirë, si me Kosovën e Vushtrrisë, pasi ato nuk kanë objektiva, dhe këto takime rezultojnë të vështira”, shtoi Sejdiu.