Sejdiu : Objektivi ynë ishte barazimi në Skënderaj, shpresojmë në fitore ndaj Dritës

Krye-trajneri i Ballkanit Gani Sejdiu ka deklaruar se është i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Drenicës dhe se objektivi i tyre ishte barazimi në Skënderaj.

Sejdiu gjithashtu tha se është shumë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij dhe se të gjithë dhanë maksimumin e tyre. Ai tha se shpreson që në javen e fundit ekipi i tij të luaj fort për fitore aq më shumë kur dihet që Drita nuk ka objektiva më në këtë sezon.

Ballkani është moemtalisht në pozitën e 7-të dhe fitorja në javen e ardhshme është detyrim për t’i ikur barazhit.