Sejdiu: Llapi është në vendin e parë për këtë arsye të vetme

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, e ka komentuar pozitën e Llapit në klasifikim.

Tekniku mitrovicas ka përmendur faktin që i ndihmon më shumë skuadrës së Tahir Batatinës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sipas Sejdiut, te Llapi nuk ekziston patjetër ambicia për titullin kampion.

Për këtë arsye, sipas tij, Llapi do ta ketë më të lehtë.

gani sejdiuu

“Te Llapi nuk ekziston me patjtër ndjekja e titullit kampion”, deklaroi Sejdiu në “Supersport Kosova”.

“Në atë klub është krijuar një lloj familjarizimi dhe ky fakt është shumë pozitiv”.

“Nuk kanë se kujt t’i japin shumë llogari dhe për këtë fakt po tregojnë lojëra të mira dhe janë në krye të tabelës”.

Sejdiu ka luajtur baras me Llapin, në ndeshjen e këtij sezoni në “Rexhep Rexhepi”.

Skuadra e Feronikelit pas gjashtë xhirove ka grumbulluar 9 pikë.

Ndërkohë, Llapi ka 14 sosh dhe është i pari. /Gazeta Olle/

rendtija java e 6