Sejdiu: Kjo ishte ndeshja më e dobët e Feronikelit prej se unë jam trajner

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, është shprehur tejet i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij në duel kundër Drenicës, përballje që “Nikli” e humbi sot me rezultat 1:0.

Sejdiu pas ndeshjes ka deklaruar se kjo është ndeshja më e dobët e skuadrës së tij prej që ai e ka marr drejtimin e Feronikelit.

“Mund të them se kjo ishte ndeshja më e dobët e Feronikelit prej se unë jam trajner, sidomos pjesa e dytë ishte tepër e dobët. Drenicës ia uroj fitoren, e deshën më shumë fitore, ishin më të motivuar dhe arritën tri pikë. Neve na mbetet që të harrojmë sa më shpejt këtë humbje”, u shpreh Sejdiu për Supersport Kosova.

Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për Feronikelin në 15 ndeshje sa i ka luajtur, por edhe përkundër kësaj humbje, skuadra nga Drenasi vazhdon të jetë në pozitën e parë me 29 pikë, tri më shumë se Llapi që zë pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.