Sejdiu: Do të tentojmë të mbetemi të parët

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, ka deklaruar pas fitores 1:0 ndaj Dritës, se të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë.

Sipas tij, lojtarët e Feronikelit ishin me ngarkesë, pasi ktheheshin pas një kohe të gjatë në stadiumin e tyre.

“Ishte një ndeshje me shumë ngarkesë pasi që pas një kohe të gjatë luajtëm para publikut tonë, pra në Drenas. Ne do të tentojmë që të bëjmë ndeshje sa më të mira, por diferenca në cilësi e skuadrave është shumë e vogël gjë që u pa edhe sot. Jemi në vendin e parë dhe do të tentojmë që të mbetemi aty, sa të kemi mundësi”, ka thënë trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu pas ndeshjes.