Schweinsteiger godet rënd Mourinhon, me këtë deklaratë

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester United, përkundër shumë problemeve në të cilat ka hasur me trajnerin Jose Mourinho.

Trajneri portugez nuk është duke llogaritur fare në Schweinsteiger që nga fillimi i sezonit. Mesfushori gjerman edhe pse po stërvit me ekipin e të rinjve është i vendosur të kërkoj rastin për të luajtur me ekipin e parë të United. “

Qëllimi im është që të luaj për Manchester Unitedit. Unë jap gjithçka në çdo sesion trajnimi dhe unë shpresoj në shansin tim”, deklaroi Schweinsteiger. 32-vjeçari përkundër se nuk është duke kaluar momente të mira te “Djajtë e Kuq”, ka gjetur mbështetje të madhe të tifozëve.

Schweinsteiger është i gatshëm ta ndihmoj ekipit nga Old Traffrod, kur këta të fundit kanë nevojë për të. Mesfushori gjerman te United u transferua nga Bayern Munich, në vitin 2015, dhe  ka regjistruar 18 paraqitje duke shënuar edhe një gol