Schmeichel: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë kundër Kosovës

Kasper Schmeichel është paraqitur në konferencë për shtyp për Danimarkën para ndeshjes me Kosovën.
Trajneri i Leicester Cityt, është pyetur se si ndihet në Kosovë, dhe sa ka njohuri për ekipin e ‘Dardanëve’.

“Kjo është e bukura e futbollit, keni mundësi të shëtisni botën dhe të vizitoni vende të ndryshme”, është përgjigjur fillimisht portieri i Leicester Cityt dhe Kombëtares së Danimarkës.

“Na kanë udhëzuar dhe këshilluar për Kombëtaren e Kosovës, nuk do të jetë ndeshje e lehtë, besoj se do të kemi një ndeshje të bukur”. /GazetaOlle/