Schalke – Werder Bremen, nota e Milot Rashicës

Werder Bremeni bëri befasinë e javës në Bundesliga, e themi këtë pasi arriti ta mposht nga fundi i tabelës një Schalke në formë dhe që renditet në zonën e Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Yevhen Konoplyanka (24’), ndërsa për mysafirët Max Kruse (80’) dhe Zlatko Junuzovic (+90’), shkruan Telegrafi.

Në këtë takim debutoi edhe Milot Rashica, i cili duket se i sjelli fat skuadrës gjermane për të marrë tri pikë që e larguan nga zona e fundit të tabelës.

Shqiptari nga Kosova luajti nga fillimi deri në minutën e 56-të dhe bëri një paraqitje solide, e kuptueshme pasi nuk ka asnjë javë që u transferua nga Vittese.

Rashica u stërvitë vetëm një herë me Werderin dhe atë të premten, një ditë para ndeshjes, por me ato që ka treguar në stërvitje dhe sa do pak në këtë ndeshje, duket se suksesi është i mundur në Bundesliga.

Më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

received_10156354749163641

received_10156354749303641