Schalke-City, formacionet e mundshme, ‘Qytetarët’ e nisin si top favoritë

Schalke-Manchester City është takimi tjetër në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga ora 21:00, shkruan Gazeta Olle.

City janë top favoritë për këtë ndeshje dhe një nga favoritët kryesor për të triumfuar në këtë garë.

Për qytetarët nuk ka mungesa, andaj Guardiola ka ekipin më të mirë. Aguero, Sterling dhe Bernardo Silva do të jenë në sulm, të përkrahur nga mesfushorët, De Bruyne, Fernandinho dhe Gundogan.

Formacionet e mundshme

Schalke: Fahrmann; Oczipka, Nastasiq, Sane, Caligiuri, McKennie, Rudy, Konoplyanka, Bentaleb, Serdar, Kutucu

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, De Bruyne, Fernandinho, Gundogan, Sterling, Aguero, B. Silva