Saviqeviq injoron Ademin: Po fluturon nga optimizmi, Kosova ka eufori pas suksesit në Ligën D

Kosova gjendet në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Pas hedhjes së shortit që u bë në Dublin, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh optimist se Përfaqësuesja jonë mund të renditet e dyta në grup, pas Anglisë.

Për këtë deklaratë të Ademit, mediet serbe, konkretisht Telegraf, e ka pyetur kryetarin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic.

Ai ka mendon se është një deklaratë shumë optimiste dhe se Kosova është në eufori pas suksesit në Ligën e Kombeve.

“Është mendim i tij, por mendoj se është një deklaratë me optimizëm të tepruar. Ata janë në eufori pas suksesit në Ligën e Kombeve. Me siguri ka dashur t’i motivojë futbollistët, por shtrohet pyetja çfarë do të ndodhë në fushë. Është fusha e lojës ajo që do të tregojë gjithçka”, ka thënë Savicevic.

Kualifikimet për Kampionatin Evropian nisin në mars, ndërsa ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë.