Sarri injoron keq Guardiolan pas humbjes 6:0, e gjithë Anglia po flet për këtë moment

Manchester City e ka shkatërruar Chelsean në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Manchester City e ka mposhtur Chelseas me rezultat të thellë, 6:0, në Etihad Stadium.

Sergio Aguero ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të realizonte het-trik (13’, 19’ dhe 56’ nga penalltia).

Raheem Sterling ishte në top formë, duke arritur që të shënoi dy gola (4’ dhe 80’), ndërsa në listën e realizatorëve u fut edhe Ilkay Gundogan (25’).

Pas ndeshjes, Maurizio Sarri nuk ia ka zgjatur fare dorën Pep Guardiolas.

Më poshtë e keni momentin që ka bërë bujë.