Sarin: Sigal Prishtina, e diskualifikuar nga FIBA Europe Cup

Trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin, është dorëzuar për kualifikimin e skuadrës nga grupi në FIBA Europe Cup.

Kështu u shpreh kroati pas humbjes nga ekipi turk, Demir Insaat.

“Pësuam humbje nga disa gabime të vogla. Tashmë kualifikimi është praktikisht i pamundur. Mirëpo, besoj që nëse klubi vazhdon të organizohet në këtë mënyrë, skuadra mund ta arrijë kualifikimin që në vitin e ardhshëm”, deklaroi ai për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Prishtina u mposht sonte nga turqit me rezultat të pastër, 81:71.