Sarin përshëndetë Prishtinën dhe Kosovën me një letër shumë emocionuese (FOTO)

Trajneri i larguar nga Sigal Prishtina, Jeronimo Sarin, ka lëshuar një letër publike në profilin e tij në Facebook, duke Prishtinën dhe tifozët për mbështetjen.

Ai konsideron që në Kosovë ka fituar shumë miq, të cilët do t’i ketë deri në fund të jetës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Të dashur miq dhe tifozë të Prishtinës, pas tri muajsh me rezultate të shkëlqyeshme (11 fitore në kampionat, fitores së madhe ndaj Eniseyt në Eurocup dhe dy fitoreve në Ligën Ballkanike), kontrata ime me Prishtinën ka përfunduar.

Më vjen shumë keq që nuk kishim kushte për të bërë më shumë (s’e kishim palestrën muajin e kaluar, vetëm gjashtë lojtarë e të tjera), sepse Prishtina meritoi edhe më shumë, por si gjithmonë unë dhash gjithçka nga njohuritë basketbollistike për të ngritur ekipin në një tjetër nivel.

Besoj që ia doli, por për diçka më shumë nevojitet ndihma më e madhe e klubit, por gjithsesi që shpresoj se kushdo që vjen pas meje të ketë logjistikë më të mirë dhe Prishtina të arrijë rezultate më të mira.

Njoha shumë njerëz të mirë në Kosovë, të cilët me siguri do t’i kem miq deri në fund të jetës dhe kjo është diçka që s’blihet me para. Në fund, jam gati për sfidat e reja dhe motoja ime: “Ajo që nuk të mbytë, të bën më të fortë”., sigurisht që do të më ndihmojë në të ardhmen si trajner basketbolli. Hajde Prishtinë”.