Sanchez te City, por shikoni talentin që do ta zëvendësojë kilianin

Tashmë thuajse është e sigurt, sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është shumë pranë largimit nga ‘Topçinjtë’. Sipas mediave britanike, Sanchez do të transferohet te Manchester City për 25 milionë euro.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka lënë në bankën rezervë Sanchezin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Chelseat dhe kjo lë të kuptohet se largimi i tij është i pashmangshëm.

Related image

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, që merret me cështjen e transferimieve, drejtuesit e Arsenalit janë takuar mbrëmë me ata të Bordeaux-it për të diskutuar rreth talentit Malcom.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili ka një prirje të mirë për të shënuar gola nga distanca, thuhet se ka vlerë rreth 45 milionë funte dhe në garë për shërbimet e tij janë Arsenal, Manchester United, Tottenham dhe Bayern Munich.

Image result for malcom bordeaux

Megjithatë, ‘Revolveristët’ janë favoritë për të nënshkurar me të dhe tashmë ata kanë gati paratë për ta kompletuar transferimin e tij në ‘Emirates’. /Gazeta Olle/

Image result for malcom bordeaux