Sanchez dërgon Arsenalin në finale

Arsenali ka arritur që pas 120 minutave lojë, të shënojë fitore shumë të ngushtë me rezultat 2-1 ndaj Readingut duke u plasuar kështu në finale të FA Cup.

Sanchez në minutën e 39’ pranon një pasim nga Ozil duke kaluar Arsenalin në epërsi para se McCleray të shënojë në minutën e 54’ për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 105+1’ Alexis Sanchez shënon për të rikthyer epërsinë e Arsenalit, që deri në fund doli të ishte goli i fitores dhe i plasimit për në finale.

Arsenali në finale të FA Cup do të përballet me fituesin e ndeshjes Aston Villa – Liverpool që luhet nesër.

https://www.youtube.com/watch?v=mLDQy9XcyGs