Sampdoria siguron licencën e UEFA-s, garon në Ligën e Evropës

Asnjë problem për Sampdorian dhe asnjë mrekulli për Interin. Klubi bardhekaltër do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës, pasi që i ka mënjanuar problemet me licencën e UEFA-s.

Siç shkruan “Secolo XIX” në versionin online, UEFA kishte kërkuar një dokumentacion shtesë, të cilin ia ka dërguar klubi italian, derisa në mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi se gjithçka është “ok”.

Në këtë mënyrë iu janë shuar shpresat edhe Interit, që mëtonte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, në rast të dështimit të Sampit për ta siguruar licencën. /Olle