Samir Ujkani sfidon Maqedoninë, flet për shkuarjen e Bunjakut tek Rizespori

Pas një aventure të gjatë në kampionatin italian, ish-portieri i Kombëtares shqiptare që tashmë është kapiten i përfaqësueses së Kosovës, Saimir Ujkani u largua drejt kampionatit turk, për të firmosur me Rizesporin.

Në një intervistë për “Supersport”, Ujkani ka folur në lidhje me aventurën e tij të re në Turqi, ndërkohë që ka komentuar ehe Ligën e Kombeve e skuadrën e Kosovës.

Aventura turke?

“Rize është një qytet i bukur, i vogël me det por edhe me mal, është një qytet familjar. Më mungon Italia dhe akoma më shumë Palermo që është një ishull fantastik”.

 

Përfaqësuesja e Kosovës?

“Kur u krijua Kosova, ideja ishte të rrisnim talentet e reja dhe të arrijmë të kemi një ekip të fortë në 2020-ën. Në fillim vështirësitë ishin shumë të mëdha. Eliminatoret e Botërorit 2016 dhe Liga e Kombeve na kanë ndihmuar për të fituar eksperiencë dhe për të qenë gati. Tani kemi dhe një trajner ekspert që di t’u marrë më të mirën të gjithë futbollistëve.

 

Janë të gjithë djem seriozë që vinë nga familje që i mbajnë me këmbë në tokë, nuk besoj se euforia në skuadër do na prishë punë. Lojtarët janë entuziastë por e dinë që duhet të vazhdojnë kështu”.

 

Liga e Kombeve?

“Mendoj që kundërshtari më i fortë është Maqedonia pasi ka lojtarë të nivelit shumë të lartë. Por në fillimisht duhet të përqendrohemi te grupi jonë pasi kemi dy ndeshje shumë të vështira në vazhdim”.

ArberZenelii

Lider në grup?

Unë mendoj që është më mirë që një skuadër të funksionojë si grup. Që skuadra të ketë një lider është një gjë shumë pozitive, por lideri është si të gjithë lojtarët e tjerë, pasi ka raste kur zërin në ekip nuk e ngre vetëm kapiteni. Gjithsesi një kapiten është i mirë për të vendosur balancat në skuadër.

 

Kampionati turk?

E zgjodha Turqinë edhe për çështje familjare, doja të ndryshoja ambient dhe ndaj zgjodha Turqinë. Kampionati turk është shumë i ndryshëm nga ai italian nga ana taktike. Në zgjedhjen time ndikoi edhe Vedat Murriqi i cili më foli mirë për klubin e Rizespor. Kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj Bursaspor dhe pritet që unë të luaj titullar pasi në ndeshjet e para kam qëndruar në stol  për shkak edhe se nuk isha ambientuar siç duhet.

bunjaki

Mundësia që Bunjaku të marrë drejtimin e skuadrës?

“Ndaj Bursasporit do kemi në stol trajnerin e skuadrës së të rinjve. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë, gjithçka është në dorë të drejtuesve të klubit, nëse do të marrin Bunjakin, unë do të isha shumë i kënaqur pasi do të punoja me një trajner që e njoh shumë mirë”, u shpreh Ujkani.