Samir Sahiti, zyrtarisht te Bylis

Samir Sahiti do ta vazhdojë karrierën te skuadra shqiptare Bylis.

Mbrojtësi mitrovicas sot në mëngjes ka arritur marrëveshje me klubin ballshiot.

Sahiti më parë ka luajtur për shumë skuadra në Kosovë, si dhe për atë në Maqedoni Renova dhe në Shqipëri, Skënderbeu.

Marrëveshje nuk ishte arritur dje, pasi lojtari tregoi që klubi nuk i kishte plotësuar kushtet e kërkuara. Siç duket sot palët kanë arritur marrëveshje.

Marrëveshja vlen deri në fund të kampionatit.

Ndërsa sa i përket Shpëtim Babajt, lojtari i Hajvalisë, nuk ka nënshkruar marrëveshje si lojtar por si menaxheri i kësaj skuadre.

Babaj do të punojë si skaut i Bylisit dhe pritet që të sjellë edhe lojtar te tjerë në Bylis.  Edhe Samir Sahiti ka kaluar me ndërmjetësimin e tij. /olle/