Samir Sahiti u’a “shuan” shpresat për titull, Feronikelit, Besës…

Ani pse shumë njohës së futbollit vendor vlerësojnë se Feronikeli, Besa dhe Prishtina do të ‘luftojnë’ në këtë edicion për titullin e kampionit, kështu nuk mendon edhe mesfushori i Trepçës ’89, Samir Sahiti.

Ai mendon pak më ndryshe. “Përpos Trepçës ’89, mendoj se edhe Drita dhe Hajvalia kanë ekipe për ta ndjekur titullin. Të tjerat janë vetëm sa për të prishur punë. Mund të ketë befasi, por do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Samir Sahiti në një prononcim për Gazetaolle.com.

Ish-futbollisti i Skënderbeut të Korçës dhe Renovës së Xhepçishtit në Maqedoni, flet edhe për formën e mirë të Trepçës ’89. Kjo skuadër në dy takimet e para, ka arritur pikë të plota (6). “Të them të drejtën kam pritur se do t’i arrijmë gjashtë pikë, por nuk kam pritur që do të pranojmë gol. Megjithatë, golaverazhi 6:1 nuk është keq”, shtoi ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në takimin e fundit me Llapin ishte i pandalshëm.

I pyetur për formën e mirë të ‘Minatorëve’, Samiri deklaroi: “Jemi një grup i bashkuar, kolektiv i shëndoshë dhe po bëjmë një punë të palodhshme. Duhet që fitojmë edhe dy ndeshjet e radhës në mënyrë që të vazhdojë ‘tmerri'”.

Trepça ’89 në takimin e radhës i bënë konak Besës në Mitrovicë.