Samir Sahiti tallet me videon motivuese të Prishtinës

Super sfida e së shtunës mes Prishtinës dhe Ballkanit po ngjallë reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Në mbështetje Ismet Munishit i ka dalë një prej lojtarëve të tij të preferuar, Samir Sahiti, përcjellë Gazeta Olle.

Anësori që aktualisht luan për Trepcën, të shtunën do të përkrahë Ballkanin.

I njohur për postimet e tij kontraverse, Sahiti ka ngacmuar Prishtinën përmes faqes së tij në Facebook.

“Friken nuk ju heqin videot fallco mootivuese. FCB (FC Ballkani)”, ka shkruar Sahiti.

Prishtina-Ballkani zhvillohet të shtunën prej orës 17:00. /Gazeta Olle/

Mirlind Daku ia kujton “bombën” Prishtinës