Samir Sahiti: Klubi na ka kaq paga borxh, ja çka mund të bëjmë në pranverë

Futbollisti i Vëllaznimi, Samir Sahiti, njofton se futbollistët ‘kuq e zi’, nuk janë paguar në dy muajt e fundit, transmeton GazetaOlle.com.
Sahiti i ka dhënë këto deklarata në emisionin Arena në Tribuna Channel.

ffk reklama
“Nuk kemi marrë paga në dy muajt e fundit. Vëllaznimin është duke e mbajtur vetëm një njeri. Duhet që të bëhet shpejt një zgjidhje pasi që kështu nuk shkon’, ka thënë Samir Sahiti.
Ai ndër të tjera thotë se është mëkat që nuk po investohet në klub. “Është një klub me traditë dhe me tifozeri të flaktë. Minimum 100-200 tifozë vijnë vetëm në stërvitje për të na përcjellur”, shtoi Sahiti.
Tutje, Sahiti tha se nëse rregullohen gjërat në klub, gjakovarët mund të luftojnë edhe për titull. “Jemi shumë të përgatitu, vetëm mungojnë financat. Mund të luftojmë edhe për titull”, potencoi Samir Sahiti. /Gazeta Olle/

samir sahiti vellaznimi drita

samir sahiti vellaznimi drita