Sami Sermaxhaj, trajner i ri i KEK-ut

Sami Sermaxhaj është trajner i ri i skuadrës së KEK-ut.

Trajneri prishtinas ka arritur marrëveshje një vjeçare me skuadrën nga ‘Agron Rama.

Sermaxhaj ka qenë në bisedime edhe me Gjilanin por siç duket oferta e KEK-ut ishte më e mirë, shkruan Gazetaolle.com.

Semaxhaj më parë ka qenë trajner te Prishtina, Ramiz Sadiku dhe Fushë Kosova.

KEK-u pritet të jetë arrë e fortë për skuadrat e Ligës së Parë, pasi objektivi i tyre është Superliga.