Sami Geci, jo, jo: Ky është futbollisti 45 vjeçar që vazhdon të thyej çdo rekord në futbollin kosovar

Në shkurt të vitit të ardhshëm i mbush 45 vite, por nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Fjala është për Fitim Krasniqin, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës Rinia nga Miradia e Epërme,

Kjo skuadër bën gara në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, shkruan futbollikosovar.com.

22308979_879336215554915_285121790779950593_n

Krasniqi i cili në të kaluarën ishte pjesë e ekipit të Fushë Kosovës në elitën e futbollit kosovar mbahet mend për golin e realizuar në vitin 2006 ndaj Vëllaznimit nga gjuajtja e lirë, derisa ishte zgjedhur edhe goli i javës.

Rinia luajti ndaj Gjilanit në kuadër të Kupës dhe pësoi humbje me rezultat 4:1.

15698315_711211409034064_1496370718588845323_n

 

23658595_900749450080258_4775867528366686654_n